Gold AG mesazh për tolerancën fetare

Gold Ag është në mesin e reperëve më të suksesshëm në vend.

Ai është shumë aktiv me projekte muzikore, për të cilat punon vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Reperi njihet edhe si praktikues i fesë islame dhe shumë herë përmes rrjeteve sociale ka shkruar lidhur me fenë.

Në postimin e fundit, mesazhi i tij ishte toleranca fetare mes popullit tonë, duke bërë shqiponjën bashkë me Krist Prengën.

“Fenë Islame e fenë Katolike i do të bashkuara SHQIPËRIA ETNIKE .Kanadë 1 Prill 2018 me Don Ambrozin dhe vëllain @kristprenga“, shkruan Gold Ag.

 

Fenë Islame e fenë Katolike i do të bashkuara SHQIPËRIA ETNIKE .Kanadë 1 Prill 2018 me Don Ambrozin dhe vëllain @kristprenga

A post shared by Arian Agushi (@arianagushi1986) on