'Rrush' me gola nga futbollistët kosovarë këtë fundjavë

Futbollistët kosovarë që luajnë në Evropë dhe më larg janë treguar mjaft të efektshëm këtë fundjavë, shkruan zeri.info.

Besart Berisha ka shënuar nga penalltia në minutën e 45-të në fitoren e Melbourne Victory ndaj Western Sydney Wanderers në kampionatin australian.

Donis Avdijaj shënoi në minutën e 70-të në fitoren e Rodas ndaj Vitesses 3:0, kurse Arbër Zeneli realizoi nga penalltia në minutën e 40-të të dielën në fitoren e Heerenveenit 2:1 ndaj Heraclesit.

Në Austri Valon Berisha realizoi nga penalltia në minutën e 40-të në fitoren e Salzburgut 2:0 ndaj Wolfsberferit.

Atdhe Nuhiu ka vazhduar me formë të shkëlqyer me dy gola, në minutat 50 e 90 në fitoren 4:1 të Sheffield Wednesdatyt ndaj Preston North End, në ligën e dytë angleze.

Edhe Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm me ekipin Rizespor, duke shënuar dy gola (1’ e 61’) në fitoren 3:2 ndaj Istambulsporit, në ligën e dytë turke.