Ministrja Hoxha uron Pashkët: Për shumë mot!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar sot, të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve, duke theksuar që “dashuria, paqja dhe mrekullia e ringjalljes të jenë frymëzim për jetë të begatë e mirëkuptim në vendin tonë, të popullit tonë si shembull i tolerancës ndërfetare e ndëretnike”.

LEXO EDHE: Veseli uron për Pashkët: Kjo festë të ju gjejë mes njerëzve të dashur
Ja urimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Të gjithë besimtarëve të krishterë, në vendin tonë dhe miqve ndërkombëtar, gëzuar, për shumë mot Pashkët! Uroj që dashuria, paqja dhe mrekullia e ringjalljes të jenë frymëzim për jetë të begatë e mirëkuptim në vendin tonë, të popullit tonë si shembull i tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Për shumë  mot, gëzuar Pashkët!”