Tahiri: Ramush Haradinaj nuk shatazhohet e kërcënohet

Anëtari i Kryesisë së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke thënë kështu se kryeministri i Kosovës nuk shantazhohet dhe as kërcënohet, transmeton “Zëri.info”.

Tahiri përmes rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se kërcënimet e Erdoganit e konfirmojnë se Haradinaj nuk ishte i përfshirë në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

LEXO EDHE: Erdogan e kërcënon Haradinajn, i fton kosovarët të protestojnë kundër tij

“Dy çështje dua ti them: 1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcnohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.  2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, në një fjalim të mbajtur sot, presidenti turk, Erdogan, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.