Vuçiq dhe Putin në bisedë telefonike për Kosovën

Mediet serbe po raportojnë se presidenti i tyre, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, aktualisht janë duke e zhvilluar një bisedë telefonike për Kosovën, transmeton portali “Zeri.info”.

Pak më vonë pritet edhe një komunikatë për media në lidhje me bisedën e zhvilluar mes dy presidentëve.

Vuçiq më herët për këtë çështje ka biseduar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Kyle Scott. /Zëri/