Vetëm dy gola në miqësoren e luksit, barazojnë Gjermania dhe Spanja

Gjermania nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore të kombëtareve.

Gjermanët kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Esprit Arena të Dusseldorfit kundër Spanjës me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte tejet interesante dhe mjaft produktive, ku përfundoi me dy gola të shënuara.

Në fakt, të parët në epërsi erdhët spanjollët në të gjashtë minutë me anë të Rodrigos, i cili morri një pasim fantastik nga ana e Andres Iniestës.

Por, kampionët aktual botëror arritën të barazonin rezultatin përmes Thomas Mullerit, i cili realizoi super gol dhjetë minuta përfundimit të 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë u krijuan disa raste ku vlen të theksohet goditja e shtyllës horizontale të “Pancerave”.

Ishte Matts Hummels që ishte i pafat në të 65 minutë kur topin i goditur me kokë, për pak sa nuk përfundoi në rrjetën e David de Geas. Dy minuta më vonë David Silva nuk arriti të kalojë sërish në epërsi “Furinë e Kuqe”.

Diego Costa ishte afër të realizoj golin e dytë për spanjollët në të 77 minutë, por më i mirë u tregua portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, kjo ndeshje miqësore luksi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ndryshe, Gjermania takimin e radhës do ta zhvillojë të martën kundër Brazilit ndërsa Spanja do të ballafaqohet të njëjtën ditë me Argjentinën.