Adea Pula reagon pas lajmeve se është në lidhje me djalin e presidentit (Foto)

Këngëtarja Adea Pula, gjatë ditës së djeshme ka qenë kryelajm i mediave rozë.

Mediat kishin spekuluar se Adea është në një lidhje dashurie me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

Por pasi lajmet bën xhiron në të gjitha mediat, sot ka reaguar vet protagonistja, e cila e ka mohuar lajmin, duke u shprehur se është beqare dhe e lumtur, transmeton Magazina.al

“Unë duke qeshur me të gjithë ju që u përpoqët të rrisnit klikimet duke përmendur emrin tim. Jam beqare dhe sinqerisht e lumtur”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe djali i presidentit Thaçi, shpesh është pjesë e mediave rozë kohëve të fundit, duke u përfolur për lidhjet e tij me femrat e njohura, por që deri tani asgjë nuk është dëshmuar përvec spekulimeve mediale.