Serbia – Kosova, vjen vendimi i papritur i Qeverisë së Serbisë!
Disa orë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit U-20, Qeveria serbe ka vendosur që kjo ndeshje të mos luhet.
Kështu të paktën shkruajnë mediat serbe, respektivisht ‘mondo.rs’, përcjellë zeri.info
Sipas saj, Qeveria e Serbisë e ka marrë vendimin për të mos u luajtur kjo lojë për shkak të bujës së madhe që e ka bërë në Serbi dhe rrezikut për eskalim të situatës. /Zëri/