Ishte braktisur si bebe, pas 80 vjetësh zbulon babanë e saj
Një grua e braktisur në një ferrë si një fëmijë më në fund zbuloi identitetin e babait të saj, pasi testet e ADN-së u kryen në një pullë postare të gjendur në një letër të dërguar më parë nga babai i saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Anthea Ring, tani 81 vjeçe, e cila ishte zbuluar nga një familje që e dëgjoi duke qarë në Sussex, më 26 gusht 1937.
Ajo kishte veshur një fustan të kuq, duart e saj ishin të lidhura dhe ajo ishte e mbuluar me gërvishtjet dhe kafshimet e insekteve. Ajo ishte vetëm gjashtë muajshe.
Më pas ajo ishte dërguar në spital, por pavarësisht nga një kërkim mbarëkombëtar për prindërit e saj, ata nuk u gjetën dhe pas gjashtë muajsh ajo u adoptua nga një familje në Surrey.
Ajo mësoi se ishte braktisur vetëm kur u bë 25-vjeçe dhe thuajse të gjitha vitet e fundit i shpenzoi duke kërkuar për prindërit e saj biologjik.
Dhe para gjashtë vjetësh ajo gjeti babanë e saj tek një nga gjashtë vëllezërit e familjes Coyne në Irlandë.
Edhe pse Patrick ka vdekur ajo është tani në kontakt me familjen e tij më të gjerë.
Znj Ring, gjyshja e martuar, tha: “Unë jam e kënaqur që kam gjetur copën përfundimtare në enigmën e historisë sime të familjes”.
“Kush do të kishte menduar se pulla nga letrat e vjetra të dekadave ishin çelësi për zhbllokimin e historisë sime?”.