Iniesta vendos muajin tjetër

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të donte që Andres Iniesta të qëndrojë “përgjithmonë”, por e pranon se atij i duht të presë nga mesfushori spanjoll për lëvizjen e radhës.

Iniesta ka kërkuar kohë deri në fund të prillit për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo në Barcelonë, duke e pranuar se ka marrë ofertë milionëshe nga Kina. /Zëri/