Publikohen foto të reja të Xhensilës, shikoni si është transformuar

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të talentuara, por edhe më të bukura të skenës shqiptare. 

Gjithashtu, së bashku me Bes Kallakun janë çifti i momentit, shumë të pëlqyer dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës, i publikuar pak javë më parë nga “Panorama Plus”, krijoi mjaft konfuzion në publik. Madje, shumë portale nxituan edhe ta përgënjeshtronin.

Vetë Xhensila nuk ka pranuar ta pohojë vërtetësinë e lajmit, madje ka bërë edhe ironi në “Instagram”. Thuhej, se lajmin donte ta ruante ekskluziv për ndonjë program televiziv, por as te programi i Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, nuk e tha.

Tani thonë që e ka ruajtur për programin e Alketa Vejsiut “Në kurtthin e Piter Panit”. Ndërkohë, paparazzi  e ka fotografuar katër ditë më parë, ku Xhensila tashmë ka marrë trajtën e një gruaje shtatzënë, por përsëri duket shumë e bukur.