Dy yjet e mëdhenj ia bëjnë me 'sy' selektorit të ri të Kosovës

Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu ia kanë bërë me “sy” Bernard Challandesit, përzgjedhësit të ri të Kosovës. Dy sulmuesit e Kosovës kanë shfaqur formë të lartë me të cilën do të mund t’i kontribuonin edhe përfaqësueses kosovare, raporton "Zëri".

Berisha të dielën i realizoi tri gola në kampionatin australian, ku ekipi i tij, Melbourne Victory, fitoi me rezultat 5:2 kundër Central Voast.

Ndërsa, Nuhiu të shtunën i realizoi dy gola në Championship të Anglisë në fitoren prej 1:2 të ekipit të tij, Sheffield Wednesday, si mysafir i Leeds Unitedit.Para pak kohësh ekipit kosovar të trajnerit Zvicerian vendosen t'i bashkohen Edon Zhegrova dhe Idriz Voca. /Zëri/