Manchester United kalon në gjysmëfinale të FA Cup
Manchester United ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.
‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 2:0 Brightonin në ‘Old Trafford’.
Romelu Lukaku në minutën e 37’ shënoi për epërsinë e parë të Unitedit.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 84’, Matic shënoi për 2:0./Lajmi.net/