Gjendet një i vdekur, policia po kërkon të dyshuarit

Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit, raporton Gazeta Express. Nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje mirëpo policia po merret me rastin dhe po kërkon të dyshuarit. Viktima ishte sjellur në QKU pa shenja jete.

“Rreth ores  14:00, policia ka marre informaten se:  nje person rreth 35 vjec , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete eshte pranuar ne QKUK Prishtine.

Menjerhere njesite policore kane ndermarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore per te sqaruar dhe ndricuar rrethanat e kesaj ngjarjeje. Kesisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia eshte bere e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.

Express merr vesh se nacinaliteti i viktimës është kosovar.