Kuvendi konfirmon kërkesën për grupin e ri parlamentar
Si njoftimit të Kuvendit, kërkesa për grup të ri parlamentar është bërë nga Dardan Sejdiu, dhe është nënshkruar edhe nga 11 deputetë tjerë.
“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP). Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina”.
LEXO EDHE: Fillojnë reagimet pas rikthimit të Donika Kadaj-Bujupit në AAK
“Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit.
Përveç këtij grupi nga grupi parlamentar është larguar edhe Donika-Kadaj Bujupi, e cila është rikthyer në AAK.