Vetura bie nga ura në lumë

Në fshatin Duraj të Kaçanikut në pasditën e të hënës ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme. Një veturë e tipit Golf 3 është rrokullisur në lumin Reka nga ura në rrugën Avdyl Dura, shkruan Zëri.

Shkak i rrotullimit siç raportojnë kalimtarët e rastit ishte shpejtësia e madhe dhe mungesa e anësorëve të urës, meqë rast dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Zeri.info.  

Për më shumë shikoni fotografinë e dërguar në redaksinë tonë nga një lexues i portalit ‘Zeri.info’. /Zëri