11 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani turk në Iran

Një aeroplan privat turk është rrëzuar në Iran, ku të vdekur kanë mbetur të gjithë 11 personat që ndodheshin në të.

Aeroplani është rrëzuar në qytetin e Shahr-e Kord, 370 kilometra prej kryeqytetin Tehran, shkruan DailyMail.

Konfirmimin për rrëzimin aeroplanit të vogël e kanë dhënë nga Organizata e Aviacionit Civil.

Zëdhënësi, Reza Jafarizdeh, ka thënë se 11 personat e ndodhur në të kanë humbur jetën.

Aeroplani ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe cak e kishte Stambollin në Turqi.