Elvana Gjata gëzon edhe një sukses të ri

Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Pas një pauze të gjatë, Elvana është rikthyer në Shqipëri duke publikuar albumin me gjashtë këngë, shkruan lajmi.net.

Promovimin e këtij albumi e kishte bërë në mënyrë të veçantë, pra pikërisht në ditëlindjen e saj dhe këngët rezultuan shumë të suksesshme.

Ky projekt ka arritur 18 milionë klikime brenda muajit, e që për këngëtaren është sukses i jashtëzakonshëm.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares, duke publikuar shifrat në rrjete sociale.