Haki Abazi ‘godet’ Shpend Ahmetin

Para pak minutash Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në lëvizjen “Vetëvendosje”, raporton “Zeri.info”.

Ndonëse zyrtarisht akoma nuk ka asnjë deklarim nga “Vetëvendosje”, është njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, i cili ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shpend Ahmetit.

LEXO EDHE: Këto janë arsyet e dorëheqjes së Shpend Ahmetit

Ai përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Ahmetin e ka quajtur dështak, dembel, gënjeshtar, përqarës, patronizues e përfitues në kurriz të të tjerëve, transmeton “Zeri.info”.

Abazi ka thënë se Kosova nga sot ka të ardhme.

“Në fakt nga sot Kosova ka të ardhme, por pa përfituesit e tavolinave të mishit dhe hajnat e SHIK-ut që po rekrutojnë argat të rinj për të mbijetuar”, ka shkruar ndër të tjerash Abazi.

Reagimi i plotë i Abazit:

Hipokrizi e nje deshtaku dembel, genjeshtare, perqares, patronizues, perfitues ne kurriz të tjerve!

Ne fakt nga sot Kosova ka të ardhme, por pa perfituesit e tavolinave te mishit dhe hajnat e SHIK-ut qe po rekrutojne argat të rinjë per te mbijetuar.

Koha per Zgjedhje ne Prishtine dhe zgjedhje ne Kosove.