Zanfina Ismaili e ka një koment për lidhjen e Adelina Tahirit me biznesmenin 50-vjeçar!

Martesa e këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin 50 vjeçar ka bërë bujë të madhe mediatike.

Madje kjo nuk ka ngelur pa u komentuar as edhe nga koleget e saj këngëtare, shkruan lajmi.net

Në këtë rast ishte këngëtarja Zanfina Ismaili ajo e cila në një intervsitë të fundit për prive dha një koment pozitiv për martesën e Adelinës me një burrë shumë më të vjetër se ajo.

‘’Njerëzit duhet të bëjnë çkado që i bëjnë të lumtur, dhe nëse kjo e ka bërë të lumtur Adelinën është plotësisht në rregull’’, është shprehur këngëtarja e cila aktualisht po qëndron e vetme dhe akoma nuk ka deklaruar për ndonjë lidhje.