Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz dhe viziton familjen Jashari

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij kryesia e LDK-së bëri homazhe te varrezat në Prekaz dhe vizituan Familjen Jashari.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa Rifat Jashari i falenderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me Familjen Jashari dhe gjithë shqiptarëve ua uron festat e marsit.