Pornoaktorja padit Donald Trump-in - (Foto)

Aktorja e famshme e pornografisë Stormy Daniels, ka ngritur padi kundër presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ai kurrë nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sekrete e cila e obligon për heshtje rreth lidhjes intime mes tyre, transmeton Zeri.info.

Trump ka mohuar se ka qenë në lidhje me të. Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka ngriture padi në Los Anxhelos, duke thënë se marrëveshja nuk është e vlefshme  dhe se ajo mundet publikisht me fol për lidhjen e saj me Trump.

Në këtë padi, të cilën avokati i saj e ka publikuar në Twitter, thuhet se ajo e ka nënshkruar edhe marrëveshjen edhe letrën me emrin e saj të estradës më 28 tetor 2016, disa ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Avokati i Trump Michael Cohen, e ka nënshkruar marrëveshjen po të njëjtën ditë, por Trump nuk e kishte bërë asnjëherë. “Marrëveshja për heshtje”, siç quhet në padi, ka të bëj me Trump si David Dennison dhe Cliford si Peggy Peterson, shkruan me tej zeri.info. Në letrën përcjellëse të marrëveshjes, zbulohen identitetet e tyre të vërteta, sqarohet në padi.

Clifford në padi kërkon që gjykata në Los Anxhelos ta shpall marrëveshjen dhe letrën përcjellëse të pavlefshme. Sipas padisë, Clifford dhe Trump kishin lidhje intime e cila ka zgjatur nga vera e vitit 2006 e deri kah mesi i vitit 2007, ndërsa ka përfshirë takime në Lake Tahoe dhe në një hotel në Beverli Hills./ZERI