Blero ia publikon një foto të ‘tmerrshme’ Genta Ismajlit, duket sikur të ishte 60 vjeçe

Ka bërë ‘bum’ në skenën shqiptare atëherë kur jo çdokush ka qenë këngëtar.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli e cila është një prej këngëtareve që është dëgjuar dhe vazhdon të dëgjohet me të madhe.Ismajli njihet si një vajzë me energjie të “jashtëzakonshme” e të cilën e shpreh me shumë pozitivitet në skenë.

Por kohët e fundit ajo ka nisur të komentohet me të madhe për pamjen e jashtme të saj. Sa i përket linjave trupore, s’ka komet që i ka të përkryera dhe se kujdesin për to nuk e ndal asnjëherë.

E, kur vjen fjala te pamja e jashtme në fytyrë këngëtarja vërehet se ka bërë intervenime kirurgjike edhe pse këngëtarja nuk e pranon assesi një gjë të tillë, pos së fundi që e ka pranuar se i ka fryrë buzët, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi këngëtari, Blerim Muharremi i njohur si Blero publikoi një fotografi me Genta Ismajlin në formatin bardhë e zi. Edhe pse nuk duhet gjykuar nga pamja e jashtme, Genta Ismajli në këtë fotografi nuk po duket si një 33 vjeçare, sa është në të vërtetë.

Rrudhat në fytyrë, sidomos në pjesën e poshtme të syve dhe anash, e bëjnë Gentën të duket shumë më e vjetër. Është edhe pak formati bardh e zi i fotografisë që i ka dhënë zymti dukjes së saj.Në anën tjetër, Genta Ismajli së fundmi është rikthyer me disa hite radhazi. Kënga e fundit e saj e publikuar në YouTube, titullohet “Dy dashni” dhe ka mbledhur mbi 19 milionë shikime.