BMW M2 Coupe Edition Black Shadow - (Foto)

Derisa po pritet promovimi i versionit më të fuqishëm Competition, BMW modelin aktual M2 Coupe, e ka prezantuar në version special, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, BMW modelin M2 e ka ofruar në serinë Edition Black Shadow, me të cilën shënon edhe shitjen e 12 mijë ekzemplarëve gjatë vitit 2017, me çka M2 është bërë modeli M më i shitur në këtë gamë.

Në përputhje me emrin, BMW M2 Coupe Edition Black Shadow do të jetë në dispozicion me ngjyrën metalike Sapphire Black, me fellne mat të zeza 19-inç, mbrojtës më të fryrë në pjesën e përparme, shtëpizat e retrovizorëve nga fibrat e karbonit, gypat e gazrave Black Chrome dhe difuzorin prapa me pamje Carbon.

M2 Coupe Edition Black Shadow për blerësit evropian do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm, me motor standard me gjashtë cilindra me 370 kuaj furi dhe moment rrotullimi prej 465 Nm, si dhe me mundësi të zgjedhjes mes marshit manual me 6 shpejtësi dhe atij automatik me shtatë shpejtësi me pedale të dyfishtë./ZERI