Aksidentohet këngëtarja e njohur kosovare

Këngëtarja kosovare, Adelina Emini, gjatë ditës së sotme është aksidentuar në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nuk raportohet të ketë marrë lëndime trupore.

Në fotografinë që ka siguruar Express Rozë këngëtarja shihet duke komunikuar me policët e trafikut.

Adelina është ekonomiste me profesion ndërsa pasioni i saj është muzika. Ajo punon në televizionin publik të Kosovës.