Aksident me fatalitet në Llapushnik, humb jetën një mashkull

Një aksident trafiku në fshatin Llapushnik të Drenasit ka përfunduar me fatalitet, gjatë ditës së djeshme. Policia ka njoftuar se viktima mashkull ka shkaktuar vetë-aksident dhe pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë.

 “Fsh.Llapushnik  02.03.2018-02:40. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është vetë aksidentuar me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar ne QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Për shkak të moskujdesit në trafik numri i aksidenteve me fatalitet është rritur kohëve të fundit.