Befason Mihrije Braha, publikon fotografi që kurrë nuk patët rastin ta shihni

Mihrije Braha padyshim është një nga këngëtaret që gjithmonë merr shumë komente rreth postimeve që ajo bën

Shpeshherë jemi mësuar ta shohim teksa ekspozohet më shumë se që duhet.

Fotografitë e saj jo rrallë herë provokuese kanë bërë që ajo edhe të merr komente jo dhe aq të mirë, ku kritkat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.

Por, së fundmi ajo ka habitur të gjithë!

E veshur tërësisht, e mbuluar kokë e këmbë, me pantallona e xhaketë, si dhe kravatë të kuqe, ajo ka pozuar në këtë ditë të ftohtë e me borë.

Duhet thënë se Mihrije Braha ka shumë vite që ajo është pjesë e skenës muzikore, ndaj dhe është mjaft e angazhuar me koncerte të shumta. Përveç Mihrijes dhe Naimit, tanimë edhe Platori, djali i tyre i është futur botës së muzikës, ku dhe ka pak kohë që ka lansuar projektin e parë me titull “Riprezentim”, një rrymë krejtësisht ndryshe nga ajo e prindërve të tij./GazetaBlic