Frashëri feston rikthimin në Kuvend
Deputeti Frashër Krasniqi po feston kthimin e tij në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh paraburgimi.
Krasniqi është liruar nga masa e paraburgimit ndërsa rasti I tij është kthyer në rigjykim. Krasniqi ka postuar një fotografi me anë së cilës po feston rikthimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Por në fotografi janë vetëm deputetët e VV-së që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti.
LEXO EDHE: Frashër Krasniqi kthehet në Kuvend
Në fotografi shihen ish kryetari Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Donika Kadaj-Bujupi, Aida Dërguti dhe Driton Çaushi.