Dua viziton xhaminë më të madhe në Abu Dhabi, pozon e mbuluar

Gjatë qëndrimit të saj në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dua Lipa e ka vizituar xhaminë Sheikh Zayed.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e EBA, ndërsa nuk e ka humbur rastin që ta vizitojë xhaminë e njohur.

“Para koncertit tonë në Abu Dhabi, shkuam ta vizitojmë xhaminë më të bukur”.

“Ishte një nder shumë i madh. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram, transmeton telegrafi.

Me këtë rast, 22-vjeçarja është dashur që të mbulohej për ta vizituar xhaminë dhe pikërisht këtë e ka bërë.

Ndërsa në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 7.5 milionë ndjekës, ka publikuar disa imazhe të bukura të xhamisë.

Sheikh Zayed është xhamia më e madhe në EBA dhe është vendi kryesor në Abu Dhabi për faljen e xhumave dhe namazit të Bajramit, gjatë të cilit mblidhen rreth 41 mijë njerëz.

 

 

 

Before our show in Abu Dhabi we went to visit the most beautiful Mosque. Such an honour. Thank you // shot by @pixielevinson

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on