Reshje të mëdha të borës në Kosovë, kjo është gjendja e rrugëve

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka pasur reshje të vazhdueshme të borës, gjë që e ka vështirësuar mjaft shumë qarkullimin e automjeteve.

Fatos Mani nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë për "Zeri.info", se tashmë të gjitha kompanitë janë në intervenim, dhe sipas informatave që kanë të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Kompanitë janë në teren për të shikuar gjendjen e ku ka nevojë edhe të intervenohet. Sipas informatave që kemi Autostrada, rruge nacionale dhe ato regjionale të gjitha janë të kalueshme", ka thëne Mani./ZËRI/