Trajkoviq: Lista Serbe të mos votojë Demarkacionin, pasi Kosova fiton kufij të njohur ndërkombëtarisht

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, tha për JUGpress se bashkësia ndërkombëtare po bënë një precedent të vërtetë, sepse të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë u kthyen në kufijtë e shteteve të sapo formuara, transmeton zeri.info

Kur u pyet për të komentuar mbi mundësinë që Lista serbe të merr pjesë në votim në Kuvendin e Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ajo tha se, "Lista Serbe me pjesëmarrjen e tyre, dhe në qoftë se votojnë për demarkacionin, në thelb kontribuon në legalizimin e kufirit të Kosovës si kufi i njohur ndërkombëtarisht. Për shkak se këto marrëveshje ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare...", përcjell zeri.info

Ajo beson se për një vendim të tillë " është vendimtar qëndrimi i lidershipit të shtetit në Beograd dhe Lista Serbe do të bëhej drejtpërdrejtë pjesëmarrëse  në shkelje të Kushtetutës dhe, për këtë arsye, komprometon disponimin e serbëve nga Kosova. Sepse, pothuajse asnjë prej serbëve nuk u ka dhënë atyre mandat të përcaktojnë  kufijtë e Kosovës si shtet, "tha Trajkoviq./Zeri