Punimet vazhdojnë me ritme të shpejta në “Arenën Kombëtare”, ja kur do të jetë gati impianti

Punimet në “Arenën Kombëtare” po vijojnë me ritme të shpejta. Deri tani kanë marrë formë tre tribuna, ajo përballë dhe dy tribunat mbrapa portave, ndërsa e fundit do të ndërtohet tribuna qëndrore, e cila pritet të jetë ndër më modernet në Evropë.

Brenda stadiumit tashmë është future edhe një vinç shumë I madh, gjë që tregon se punimet janë në faza të avancuara.

“Arena Kombëtare” është parashikuar të përfundojë në vjeshtën e këtij viti, që të mund të jetë gati për takimet që Kombëtarja do të luajë në Ligën  e Kombeve me Skocinë dhe Izraelin.