Ja çfarë shkruan në kallëzimin penal të VV-së ndaj Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin.

“Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit. Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërmarrë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecedentë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim të VV-së.