Paditet Hashim Thaçi për 'tradhti ndaj shtetit'

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje ka deponuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal për presidentin Hashim Thaçi. Ajo ka sqaruar se kallëzimi penal është për tradhti ndaj vendit, raporton “Zëri.info”.

Haxhiu ka thënë se Hashim Thaçi ka bërë tradhti me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionit, pasi sipas saj, me këtë marrëveshje Kosova i humbë mbi 8200 hektarë tokë. /ZERI/