Simbolika e trëndafilit të bardhë në BRIT Awards

Artistët të cilët janë duke parakaluar në qilimin e kuq në eventin e “BRIT Award”, janë duke e mbajtur një trëndafil të bardhë në dorë, këtë janë duke e bërë edhe dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

E simbolika e këtij trëndafili të bardhë është në mbështetje të lëvizjes “Time’Up”, lëvizje kjo që ka të bëjë kundër ngacmimeve seksuale.

Mirëpo ka edhe nga ata artistë të cilët nuk e mbajnë në duar këtë trëndafil. /Insajderi.com/