Presidenti i kompanisë ‘Eurokoha’ takoi ish-kryeministrin e Turqisë
Presidenti i kompanisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi, ka takuar të dielën në Prishtinë ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Ejupi ka falënderuar ish-kryeministrin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës.
Ky është statusi i plotë në Facebook i presidenti i kompanisë “Eurokoha” Remzi Ejupi:
Nuk është vetëm takim me një njeri të zakonshëm.
Është i pari kryeministër që e ka njohur Kosovën si shtet të Pavarur, por kjo nuk mjafton.
Kush e ka lexuar librin e tij, "Thellësia strategjike...",e kupton se kam takuar mendimtarin me te madh Turk ,dhe jo vetëm ne Turqi.
Ky është Ahmet Davutogllu.