Ky është numri i të pranishmëve në koncertin e Ritës mbrëmë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka qëndruar dje në Kosovë.

Në koncertin e mbajtur në Prishtinë, ajo  ka realizuar performancë spektakolare për të  gjithë të pranishmit që kishin shkuar për ta dëgjuar nga afër atë, shkruan lajmi.net.

E emocionuar dhe duke folur në gjuhën shqipe, Rita këndoi disa këngë nga repertori i saj, përfshirë edhe projektin e fundit “For You”.

Pas largimit nga Kosova, këngëtarja ka treguar emocionet e para, duke zbuluar edhe shifrën e personava të pranishëm në koncert, kurse shtoi edhe fjalët “Jam krenare, jam shqiptare”.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shikonin mua sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Falënderim i veçantë ekipit tim @elenaora, @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @tawbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian, Luan dhe ekipit të gjerë të qeverisë. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, ka shkruar Rita në statusin e saj.

 

 

They just told me around 300,000 people came out to see me tonight. Happy Independence Day. I wouldn’t of been anywhere else in the world. We started this together I wouldn’t be here without you. A special thank you to my team @elenaora @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @tawbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian Luan and the whole Government Team. Nearly 10 years in the game and this feeling never goes away. I’m grateful. I’m proud. I’m shqiptar. Till next time!!! Next stop the Brits ë #kosova10ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on