Paraja mund të blejë lumturinë – por duhet të keni një pagë prej 75 mijë eurosh!

Një pagë vjetore prej gati 50,000 eurosh do t’ju sjellë “mirëqenie emocionale”, sipas një studimi të ri.

Por për të arritur “kënaqësinë e jetës” ju duhet të fitoni më shumë se 75000 euro.

Dhe kur ky lajm vlerësohet si i keq për britanikët, përcjell Telegrafi, që mesatarisht kanë një pagë prej 30 mijë eurosh, paramendojeni çfarë do të thotë për shumicën e kosovarëve, dhe jo vetëm.

Autori i studimit Andrew Jebb ka thënë: “Është debatuar se në çfarë pike paratë nuk e ndryshojnë nivelin tuaj të mirëqenies.

Ne kemi gjetur se të ardhurat ideale janë rreth 75 mijë euro për kënaqësinë e jetës dhe rreth 50 mijë euro për mirëqenien emocionale”.

Por studimi amerikan gjithashtu gjeti një dobësi të të fituarit aq shumë, sepse siç thuhet i bën njerëzit të shqetësoheshin më shumë për mënyrën se si krahasoheshin me njerëzit e tjerë dhe për vlerën e tyre.

Jebb, nga Universiteti Purdue në Indiana, tha: “Paraja është vetëm një pjesë e asaj që me të vërtetë na bën të lumtur dhe ne po mësojmë më shumë për kufijtë e parave”.

Statistikat janë të bazuara në shifrat nga sondazhi i Gallup World, i cili vëzhgoi më shumë se 1.7 milion njerëz në 164 vende.

Por jo të gjithë pajtohen me gjetjet. Shkencëtarët gjermanë pohuan vitin e kaluar se bujaria ishte rruga më e mirë për lumturinë.

Ata thanë se dhurimi i dhuratave do të krijonte një emocion pozitiv, i cili u shfaq në skanimet e trurit.

Çuditërisht, reagimi ndaj dhënies së një dhuratë ishte më mirë se sa marrja e një të tillë.