Përfundon takimin i liderëve me ambasadorët, seanca për demarkacionin sonte?!

Ka përfunduar takimi i liderëve të vendit, përfaqësueseve të partive politike, me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Nga takimi i pari ka dalë kryeministri Haradainja, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë për media, raporton lajmi.net. Pas tij, ka dal kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka thënë se po presin seancë për demarkacionin para seancës solemne.

“Po presim të mbahet seanca për demarkacionin para seancës solemne për pavarësi”, ka thënë ai.