Shega, sekreti i rinisë?

Shkencëtarët thonë se shega përmban një përbërës “mrekulli” që forcon muskujt dhe zgjat jetën.

Pas testeve të shumta tek krimbat dhe minjtë, shkencëtarët po e testojnë këtë përbërës të rinisë së përhershme tek njerëzit.

I gjithë sekreti fshihet tek aftësia e shegës për të furnizuar mitokondrinë, “adaptuesi” i vogël që fuqizon qelizat tona.

Me kalimin e moshës mitokondria fillon “të vjetrohet” dhe të humbasë efikasitetin e saj, duke çuar në dobësim të muskujve.

Ndërsa substancat kimike që gjenden tek shega, të cilat rikthehen në një përbërës të quajtur urolithin A me anë të baktereve që jetojnë në zorrë, ndihmojnë trupin të riciklojë këta “adaptues” të drenazhuar, për të furnizuar qelizat dhe parandaluar plakjen e parakohshme.

Shega ka një sërë përfitimesh shëndetësore, ul tensionin e gjakut, forcon kockat etj.

Si një nga frutat më të vjetër në botë, shega është cilësuar si simbol i pjellorisë, vdekjes dhe përjetësisë.

Madje disa gojëdhëna thonë se fruti i ndaluar tek Kopshti i Evës nuk ka qenë molla por shega.