City mund të konkurrojë në Evropë
Trajneri i Zenitit, Roberto Mancini thotë se ish-klubi i tij Manchester City është përmirësuar shumë gjatë këtij viti dhe kjo i bën ata konkurrentë për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info
Strategu italian kishte drejtuar klubin anglez gjatë viteve 2009-2013, por më së shumti kishte arritur ta dërgonte ekipin vetëm në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Pep Guardiola është tani në krye të Manchester Cityt dhe përveç dominimit në Premierligë, ekipi i tij është afër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 0:4 në udhëtim te Baseli në ndeshjen e parë.
I pyetur se a mund të fitojë Manchester City në Evropë, Mancini u shpreh: “Ndoshta munden, Manchester City është përmirësuar shumë këtë vit”.
“Tani niveli është shumë i lartë dhe ata mund ta kenë shansin që ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, shtoi ndër të tjera ish-trajneri i Interit./Zëri