Tenistja me tanga po mundohet të shpëtoj karrierën – (Foto)

Tenistja e re kanadeze Eugenie Bouchard ka pozuar për revistën e famshme ‘Sports Illustrated’ në ishullin e Karaibeve Aruba. Në terrenet e tenisit nuk po i ecën aq mirë, pasi është vetëm e 116-ta në toplistën botërore, ndërsa në vitin 2014 ajo renditej si tenistja e pestë më e mirë në botë, transmeton Zeri.info.

Në atë vit, ajo ka luajtur në gjysmëfinalet e garave Australian Open dhe Roland Garros si dhe në finalen e Wimbledon-it. Mirëpo, karriera e saj që nga ajo kohë e ka marrë teposhtën.

Por kanadezen e konsiderojnë si sportisten më seksi në botë dhe këtë ajo e ka shfrytëzuar mjaft mirë në aspektin financiar, duke realizuar reklama të shumta dhe duke nënshkruar kontrata sponzorimi.

Edhe pse gjatë karrierës së saj ajo ka fituar vetëm një titull, në vitin 2016 ajo ka hyrë në listën e top 10 sportisteve me fitimin më të madh, duke fituar 6.2 milionë dollarë.

Nga kjo shumë që ajo ka fituar, 700 mijë vijnë nga shpërblimet në tenis, ndërsa të gjitha të tjerat janë nga sponsorët, reklamat dhe gjërat tjera që nuk kanë aq shumë lidhje me tenisin, dhe në të cilat bukuroshja 23-vjeçare gjendet mjaft mirë.

Ajo tani ka pozuar për revistën e njohur “Sports Ilustrated”, ku edhe njëherë ka dëshmuar se ka një trup super-seksi të cilin nuk ngurron ta ekspozoj edhe në veshje tejet provokuese./ZERI