Pacolli thotë se vëllai i tij në Qeveri 's'ka pas nevojë me fol hiç' për flamurin

Debati rreth vendosjen së flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës, ka ngjallur shumë reagime.

Akuza dhe kundër akuza, ka pasur si nga ana e zyrtarëve qeveritarë, po ashtu edhe të atyre të Komunës së Prishtinës.

Madje, në këtë debat ishte përfshirë edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, i cili kishte kritikuar komunën e Prishtinës për këtë çështje dhe kishte kërkuar nga kjo e fundit vendosjen sa më parë të flamurit shtetëror në këtë vend.

Behgjet Pacolli kritikon publikisht vëllanë e vet

E, kjo kritikë e Pacollit, ishtë bërë edhe ndaj vëllut të tij, Selimit, i cili është nënkryetar i kryeqytetit.

Insajderi ka kontaktuar me Selim Pacollin, i cili gjithë këto reagime i ka quajtur të kota. Madje edhe të vëllaut të tij, zëvedëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

“S’ka pas nevojë me reagu as ai (Behgjet Pacolli), e asnjë zyrtarë tjetër i qeverisë”, ka thënë Selim Pacolli.

Madje, për të, këto reagime janë bërë nga mosdija rreth kësaj çështje.

“Ata si duket nuk e kanë pasur njohuri për këtë ështje. Janë vetë organet shtetërore, duke filluar nga qeveria e Kosovës, që që merr vendim për vendosjen apo jo të simboleve shtetërore. Nuk ka qenë dhe nuk është kompetencë e Komunës. Kërkesa ime është që ata ta bëjnë një kërkesë për vendosjen e një shtize të re tek ai vend, dhe ne si komunë do e marrim vendimin sipas planit urbanistik”, ka thënë nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.