Vritet edhe një kosovar në Siri
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrarë edhe një kosovarë në Siri.
Sipas policisë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë për vrasjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se nga burimet të ndryshme të informacioneve që posedon policia është e informuar për vrasjen e një personi.
“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi. Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Hoxha.
Ditë më parë është raportuar edhe për vrasjen e një kosovari në Siri, i cili jetonte në Gjermani mirëpo kishte prejardhje nga fshati Pestov i komunës së Vushtrrisë.
Vrasja e kosovarit shënon vdekjen e 76 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.
Të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.