Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së mban të fshehtë çka u diskutua në mbledhje
Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë sot mbajti një mbledhje e cila ishte e mbyllur për media, raporton ‘Zeri.info”.
Pas mbledhjes, askush nuk pranoi të prononcohet për media. Donika Kadaj Bujupi tha se ishte takim i mbyllur për media dhe nuk pranoi të flasë për atë që u diskutua.
"Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem me nda informata më shumë", theksoi ajo./ZERI.