“Xhaka është humbja më e madhe e 35 milionë funteve në histori të futbollit”
Piers Morgan nuk e ka kursyer Granit Xhakën nga kritikat gjatë ndeshjes me Tottenham Hotspur.
Gazetari dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan ka kritikuar ashpër Granit Xhakën gjatë ndeshjes kundër Tottenham Hotspur.
“Gunners” dhe Xhaka zhvilluan një lojë të zbehtë në humbjen 1:0 nga rivali i qytetit.
Dhe, Morgan nuk e ka kursyer Xhakën nga kritikat, përcjell “lajmi.net”.
“Xhaka duhet të jetë humbja më e madhe e 35 milionë funteve në histori të futbollit”, shkroi Morgan në Twitter.