United dhe City në garë për super-mbrojtësin e Premierligës
Sipas "Daily Star", çmimi i qendër-mbrojtësit është 50 milionë funte.
Manchester United dhe Manchester City po luftojnë edhe në afatin kalimtar.
Dy klubet rivale janë të interesuara për futbollistin e Leicester Cityt, Harry Maguire, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “Daily Star”, çmimi i qendër-mbrojtësit është 50 milionë funte.
Ai u transferua te Leicesteri nga Hull City për 17 milionë funte. /Lajmi.net/