Prishtina prap me nivel të lartë të ajrit të ndotur

Edhe sot në Prishtinë niveli i ajrit të ndotur ka qenë i lartë, transmeton Zeri.info.

Komuna e Prishtinës kishte anuluar vendimin për mos qarkullimin  e veturave në rrugë të caktuara, pasi që niveli i ndotjes kishte rënë.

Pas anulimit të vendimit, niveli i ajrit të ndotur ka filluar prap të rritet.

Arif Krasniqi, kryetar i Partisë Ekologjike ka thënë për Zërin se janë duke menduar për padi ndaj institucioneve kompetente.

"Partia Ekologjike se bashku me OJQ dhe Shoqerinë civile është duke menduar për padi, ndaj institucionit kompetent, të cilët shkurtojnë të drejtën e qytetareve për lëvizje dhe për të bërë jetë normale. Institucionet kompetente me kohë kanë krijuar tollovi duke punësuar në Qeveri dhe shërbime publike nga  të gjitha komunat tjera, andaj le të durojnë këtë katrahurë që është krijuar. Më se 200 veta janë të punësuar vetëm në MMPH, andaj kanë për detyrë të gjejnë zgjidhje”, ka thënë ai.

Ndërsa, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, ditë më parë kanë thënë për Zërin se ndotësit më të mëdhenj janë H2S, SO2, No2 dhe pluhuri, kurse shkaktarët kryesor janë trafiku i ngarkuar dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje, qoftë nga shtëpitë dhe banesat, qoftë nga bizneset./ZERI.