Fansat i ‘zbulojnë’ emrin e vajzës së Kylie Jenner

Kylie Jenner gjatë ditës së djeshme përmes një postimi ka bërë të ditur se ka sjellë në jetë fëmijën.

Ajo ka shkruar se për të qenë larg çdo stresi për shëndetin e saj dhe të vajzës, kishte vendosur që ta mbajë të fshehur shtatzëninë.

Por, edhe pse ka lindur vajzën ajo nuk ka zbuluar shumë detaje rreth saj, madje as emrin.

Fansat kanë “zbuluar” një detaj përmes rrjeteve sociale, që i bën të dyshojnë se emri i vajzës është “Butterfly”, që në shqip do të thotë “Flutur”.

Në një artikull të “TheSun” publikohen disa imazhe që fansat e Kylie dhe Travis kanë zbuluar rreth tyre, e që detaji kryesor është “flutura”.