Daut Haradinaj në uniformë tregon si u vra vëllai i tij Shkëlzeni
Sot është deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa siç dihet tashmë Daut Haradinaj ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontributi i Daut Haradinajt dhe gjithë familjës së tij për luftën në Kosovës ishte i madh, për këtë familja Haradinaj ka dhënë edhe tre dëshmorë.
Një ndër dëshmorët e rënë në frontet e luftës është edhe djali i familjes Haradinaj, Shkëlzeni.
Në një video të rrallë, shihet Daut Haradinaj duke treguar se si u vra vëllai i tij Shkëlzeni dhe si shoku i tij për t’i mos rënë në dorë forcave serbe kishte bërë vetëvrasje, shkruan Magazina.al
Haradinaj në këtë videon tregon edhe se si kishin mbetur pa municion ushtarët e UÇK-së, në momentin kur ishin përballur me forcat serbe.